Aleanca për Shqiptarët rrit numrin e shumicës parlamentare, nuk dihet ende fati i Alternativës
Pas mbledhjes së kryesis së mbrëmshme të Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, u shpall vendimi unanim i tyre për kyçjen e ASH-së në Qeveri.
Me hyrjen e ASH-së në Qeveri do të rritet edhe numri i shumicës parlamentare në Kuvendin e RMV-së.
Megjithatë ende nuk ka një vendim konkret nga Alternativa se a do të vazhdojnë të jenë pjesë e Qeverisë ose do ta lëshojnë atë.


