Alarm për bombë në shkollën “Yahya Kemal” në Tetovë
Sot në shkollën “Yahya Kemal” në Tetovë ka pasur një alarm për bombë , duke shkaktuar panik mes nxënësve dhe stafit shkollor. Alarmi ka ardhur përmes emailit zyrtar të shkollës, i cili ka njoftuar për rrezikun e mundshëm, shkruan Pa Censurë.
Menjëherë pas marrjes së alarmit, autoritetet kanë reaguar shpejt dhe të gjithë nxënësit janë evakuuar nga ndërtesa. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një kontroll të hollësishëm të shkollës për të siguruar se nuk ka rrezik.

