Alarm në Shkup, një valixhe e dyshimtë lëshohet para zyrave të Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”

Sot (08.10.2025) rreth orës 12:55, një person nga sigurimi i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” ka raportuar në polici se përmes kamerave të sigurisë janë vërejtur dy persona para zyrave të institucionit në sheshin “VMRO” në Shkup, ku njëri prej tyre ka lënë një valixhe.

Menjëherë pas raportimit, njësitë policore janë dërguar në vendngjarje dhe, sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), po merren masa për zbardhjen e rastit dhe sigurimin e zonës.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje shtesë për përmbajtjen e valixhes ose identitetin e personave të përfshirë.