Aksion policor në Shkup, arrestohen 28 persona 👇🏻
Në një aksion policor janë arrestuar 28 persona, kurse një person ka mundur që ti ikë policisë. Sipas njoftimit të policisë, ata dyshohet se kanë shpërndarë drogë në rrugë. Të arrestuarit janë nga mosha 21 deri në moshën 46 vjeçare. Sipas komunikatës së MPB-së, tek personat e dyshuar si shitës droge janë gjetur shuma të mëdha parash, të cilat dyshohet se vijnë nga shitja e lëndëve narkotike, është gjetur marihuanë, peshore dhe sende të tjera që lidhen me veprën penale, është gjetur një plumb dhe një ndezëse për bombë, mbetje kokaine, kokainë.
Gjatë këtij aksioni, 41 vjeçari F.D. ka mundur që ti ikë policisë duke dëmtuar 3 vetura zyrtare.

