Aksident i rëndë në rrugën Kërçovë-Ohër, humb jetën 25-vjeçari nga Kërçova

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e së shtunës (05.10.2025) rreth orës 06:30 në rrugën kryesore Kërçovë–Ohër, mbi fshatin Popojec, ku për pasojë ka humbur jetën një person i ri.

Sipas informacioneve nga MPB, në aksident janë përfshirë një automjet “Nissan Navara” me targa nga Struga, i drejtuar nga B.S. (26) nga fshati Dërsllajc, dhe një automjet “BMW” me targa shqiptare, i drejtuar nga A.B. (50) nga fshati Greshnicë i Kërçovës.

Në përplasjen e fortë, pasagjeri në BMW, E.B. (25) nga Greshnica, ka pësuar lëndime të rënda trupore. Ai është dërguar me urgjencë në Qendrën Mjekësore të Kërçovës, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të riut është dërguar për autopsi, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit po vazhdojnë.