Ajradini nga PDE: Po rritemi fuqishëm dita ditës ⬇️
Ja postimi i tij i plotë:
Jam munduar, kam luftuar, jam rrëzuar, përsëri jam ngritur dhe sot jam ky që jam, por mbi të gjitha kam mësuar shumë dhe pikërisht kjo ka ardhur si pasoj e uljeve dhe ngritjeve si rrjedhojë e forcës sime për të mos qenë i dështuar asnjëherë.
Kam njohur shumë njerëz të kategorive të ndryshme që sot me plotkuptimin e fjalës mund të bëj dallimin e atyre njerëzve të vërtetë për të cilët kam respekt të veçant, por edhe atyre të shtirurve për të cilët nuk kam se çfar të them më mirë do ia lë kohës ti dëshmoj më së mirti.
Pse tek Arjaniti? -E shoh si një njeri të drejtë, të besueshëm dhe të fjalës, e sidomos me qëllime të pastra tek të cilat e shoh veten edhe unë personalisht. Dita ditës antarsia po zgjerohet e kjo do të thotë shumë për ato që e kuptojnë.
Si kordinator i zonës 5, mund tju them se ka filluar një organizim i fuqishëm i PDE-së të udhëhequr nga Arjanit Hoxha, ku fillimisht në Kërçovë organizohen 35 nëndegë ku përfshihet edhe ish Komuna e Oslomes, Zajazit dhe Drugovës.
Gjithashtu organizimi veçmë vazhdon edhe në Komunën e Strugës dhe rrethinë ku nuk janë të pakta antarsimet e të rinjve nga Llabunishta, Veleshta, Ladorishta, Dollogozhda e shumë fshatra të tjera.
Prespa, Manastiri, Dollneni, Çashka e shumë vende të tjera të asaj rrethine janë vende në të cilat shqiptarët më së shumti kanë nevojë për mbështetje dhe punë në favor të tyre, zotohemi se do të bëjmë më të mirën për ato duke marrë parasysh se edhe vet kryetari jonë z.Arjanit Hoxha vjen nga ajo pjesë dhe i di më së miri hallet dhe brengat e atyre njerëzve.
Pa mos e harruar edhe Dibrën legjendare nga e cila po marrim mbështetje të madhe gati për çdo ditë nga të rinjtë e këtij qyteti.
Me sinqeritetin më të madh ju them se dita ditës po shtohemi shumë e më shumë e sidomos jam shum krenar kur telefonata marr nga të rinjtë e të gjithë zonave ku edhe unë jam kordinator, zonës 5.

