Ahmeti takon Johannes Han

Postimi i plotë i Ahmetit:

Në takimin e sotëm me komisionerin europian për buxhet dhe administratë, z. Johannes Hahn diskutuam mbi rëndësinë e përshpejtimit të hapit tonë drejt integrimit dhe impaktin që do ketë mbi zhvillimin e vendit tonë finalizimi i kësaj aspirate.

Shpreha përkushtimin e koalicionit qeverisës për të miratuar ndryshimet kushtetuese, për të përfunduar me sukses procesin e skriningut dhe për të vazhduar me realizimin e reformave të nevojshme.

Diskutuam edhe për gjendjen në të cilën ndodhet rajoni, domosdoshmërinë e tejkalimit të të gjitha kontesteve dhe përforcimin e raporteve të fqinjësisë së mirë për të ruajtuar stabilitetin.

Dialogu Maqedoni e Veriut – Bullgari dhe Kosovë – Serbi duhet të vazhdojë në frymën e konstruktivitetit dypalësh dhe perspektivës së përbashkët zhvillimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *