Ahmeti: Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Aliriza Osmanit 👇🏻

Postimi i plotë i Ahmetit:

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut dhe bashkëluftëtarit tonë, Dr. Aliriza Osmani. Që nga orët e para iu bashkua UÇK-së në Karadak, duke u bërë pjesë e përpjekjes sonë për liri e dinjitet kombëtar.

Pas luftës, si drejtor i spitalit të Kumanovës, ai vendosi drejtësi dhe barazi në atë institucion, duke e kthyer në shembull të përkushtimit profesional dhe njerëzor.

Dr. Aliriza Osmani ishte intelektual i dalluar, me virtyte të larta kombëtare e njerëzore, që do të mbeten gjithmonë udhërrëfyes për brezat që vijnë.

Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë bashkëluftëtarëve. Kujtimi për të do të mbetet i paharruar.