Aeroplani urgjentisht ulet në Tiranë pasi pasagjeri me brisk preu damarët e dorës👇🏻

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:30, kur në aeroportin “Nënë Tereza”, ka bërë ulje të detyruar, avioni i linjës “Lion-Stamboll”.

Konfirmohet se 40 vjeçari afgan M.N., ka dëmtuar damarët e dorës me brisk (mjet rroje), gjatë fluturimit me avion. 

Pas kësaj situate, piloti i avionit kontaktoi Kullën e Kontrollit të Aeroportit të Tiranës dhe kërkoi leje uljeje. Afgani 40-vjeçar është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje kritike për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *