Ademi: Heronj të ditës janë dy inspektorë, ndërsa VLEN le ta vazhdojë gjumin gati 2-vjeçar
Reagimi i plotë i Arbër Ademit:
Heronjtë e ditës janë dy inspektorët e Inspektoratit për zbatimin e gjuhëve.
Ata thanë se Ligji për gjuhët është i qartë, është lex specialis, ndërsa provimi i Jurisprudencës nuk është test për kontroll të njohurive gjuhësore, gjëra në të cilat ne nuk kemi dyshuar aspak që nga fillimi.
Tash çfarë duhet të bëjnë zyrtarët e Qeverisë që na i fyen intelegjencën me interpretime absurde e të çmendura. Ndërsa VLEN, le të vazhdojnë me gjumin e tyre gati 2-vjeçar. Është bë boll. Madje e kanë tepru me këtë turpërim të paprecedent që po na i servojnë. A Avokati i Popullit aq di. Sa di, aq edhe flet. Turp!

