A E DINI SE?
Qentë mund të ndjejnë pikëllimin dhe vuajtjet tek njerëzit dhe shpesh përpiqen t’i bëjnë pronarët e tyre më të lumtur nëpërmjet lojës dhe përqafimit.
Studiues të Universitetit të Londrës zbuluan se qentë kishin më shumë gjasa t’i afroheshin një personi që qante sesa dikush që i pëshpëriste ose fliste. Ata zakonisht i përgjigjeshin të qarit me sjellje të nënshtruara dhe përpiqeshin të nxisnin lojen dhe përqafimin.


