A do të bëhet ASH pjesë e Qeverisë? Kush janë iniciatorët të kësaj nisme?

Aleanca për Shqiptarët po përballet me kërkesa të shtuara për tu bë pjesë e Qeverisë së kryeministrit Dimitar Kovaçevski. Kërkesat vijnë si nga Tirana zyrtare, poashtu edhr nga faktori ndërkombëtar me qëllim të stabilizimit të shumicës parlamentare me tetë deputetët e Aleancës.

Merret vesh se kjo ka qenë temë diskutimi edhe në takimin e Taravarit me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Burime qeveritare kanë njoftuar se oferta e Kovaçevskit për ASH është mjaft joshëse. 

Sipas ketyre burimeve ASH-së i janë ofruar tre ministri: ministria e arsimit, shëndetësisë dhe bujqësisë.
Poashtu ASH-së i janë ofruar edhe tre poste zevendes ministrash: zevendes ministrin e drejtësisë për transport dhe lidhje dhe për punë dhe politikë sociale.

Krahas posteve ministrore dhe zv/ministrore, ASH ka kërkuar edhe 30 drejtori. /Almakos

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *