Shkup/ Gjendet i vdekur 57-vjeçari nga Kroacia në hotel

Më datë 21.07.2024, në orën 06:30, në SPB Shkup, është raportuar se në një dhomë hoteli në zonën e Gazi Babës në Shkup është gjetur i vdekur E.SH. (57 vjeç) nga Kroacia, i cili ishte mysafir në hotel. Një mjek nga Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i të ndjerit është dërguar në Mjekësinë Ligjore për autopsi./ MPB