VLEN heq dorë edhe nga Pyjet e Maqedonisë, drejtori dhe zv.drejtori i takojnë VMRO-së 👇🏻

Sot në Ndërrmarjen Publike “Pyjet e Maqedonisë” janë zgjedhur drejtori dhe zv.drejtori i këtij institucioni.

Në vendin e drejtorit do të ulet Zdravko Trajanov, kurse vendin e zv.drejtorit gjithashtu do ti takojë VMRO-së edhe atë Kire Mihailov.

Koalicioni VLEN siç duket ka hequr dorë nga ky institucion dhe nuk ka siguruar të paktën as edhe zv.drejtorin e këtij institucioni.