Qeveria e re me njoftim të rëndësishëm për pensionistët

Sot në seancën e parë të qeverisë së re, ndër pikat e para ishte rritja e pensioneve për 5 mijë denarë, premtim të cilin Mickoski e kishte përsëritur në vazhdimësi. Në komunikatën e qeverisë thuhet se rritja do të ndodhë në dy raste. Pagesa e parë me rritje prej 2.5 mijë denarë do të bëhet në shtator, kurse e dytë më 2.5 mijë denarë të tjera, do të bëhet në mars të vitit të ardhshëm.