Sot luhen tri ndeshje në Euro 2024 👇🏻
Ndeshja e parë në program për tu zhvilluar është ajo mes Gjeorgjisë dhe Republikës Çeke, që zhvillohet me fillim nga ora 15:00 në Volksparkstadion në Hamburg.
Nga ora 18:00 në Signal Iduna Park në Dortmund do të zhvillohet ndeshja kryesore e ditës së sotme, ku përballen Turqia dhe Portugalia.
Ndeshja e fundit e ditës së sotme do të zhvillohet në RheinEnergieStadion në Koln me fillim nga ora 21:00 ndërmjet Belgjikës dhe Rumanisë.

