Bekteshi: Ahmeti së shpejti do të zbulojë mekanizmat për mbrojtjen e legjitimitetit të shqiptarëve
“Tek ne, si anëtarë të Kryesisë së BDI-së, idetë vijnë nga intelektualë dhe njerëz që kanë kontribuar shumë për shtetin, jo vetëm shqiptarët, por edhe nga komunitetet tjera etnike. Ne kemi diskutuar tashmë disa opsione. Deri në fund të javës do të ketë hapa konkretë që do të ndërmerren dhe paralajmërohen nga kryetari i partisë, Ali Ahmeti”, tha Bekteshi.

