Ja vila e Mbappes në Madrid (Foto)
Sipas mediave lokale, Mbape ka blerë një vilë me vlerë nga 10 deri në 15 milionë euro.
Është një nga zonat me të ardhurat më të larta për frymë në të gjithë Spanjën, ku në të kaluarën kanë jetuar edhe Kristiano Ronaldo, Karim Benzema, Toni Kroos, Anhel Di María, Zinedin Zidan, Geret Bejll dhe Devid Bekam. Midis fqinjëve të Mbapes mund të jetë Ramos, i cili ka ende një shtëpi në këtë zonë, dhe ylli i Hollivud-it, Riçard Gir.
Vila e tij është e pajisur me të gjitha komoditetet, e cila posedon dy pishina, një kinema, një fushë tenisi, një banjë turke.

