Ka reaguar edhe MPJ e Greqisë për skandalin e Siljanovskës👇🏻
“Gjatë betimit të sotëm në Kuvend, pavarësisht se në tekstin zyrtar të betimit që i ishte diktuar, vendi ishte nën emrin “Maqedonia e Veriut”, presidentja e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut, zonja Siljanovska – Davkova, zgjodhi ta quajë vendin “Maqedoni. Kjo procedurë shkel qartë Marrëveshjen e Prespës, por edhe Kushtetutën e vendit fqinj, e cila është në përputhje me detyrimet e tij ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e MPJ-së greke.

