Netanyahu: Luftën në Gaza do ta vazhdojmë deri në fitore
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi do të vazhdojë luftën në Rripin e Gazës derisa të arrihen të gjitha objektivat dhe fajësoi grupin militant palestinez Hamas për bllokimin e bisedimeve për një armëpushim të përkohshëm.

