MPB njofton se ka pasur bastisje në Reçicë të Vogël
MPB ka njoftuar se dje në ora 18:45 në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogës dhe Armëve në MPB-në e Tetovës kanë privuar nga liria A.T.(35) nga fshati Reçicë e Vogël të Tetovës.
Gjatë kontrollit të ushtruar me vendim gjykate në shtëpinë që ai e kishte marrë me qira, u gjetën dhe sekuestruan vazo me bimë kanabis, shishe me lëng dhe sende të tjera që lidhen me krimin.

