Vazhdon shtrajku në NP “Pyjet Nacionale” 👇🏻

Javë më parë sindikata solli vendim për shtrajk të puntorëve në NP “Pyjet Nacionale” dhe e njejta të vazhdojë derisa udhëheqësia e institucionit të realizojë pagesën e rrogave për muajin janar dhe shkurt.

Udhëheqësia e këtij institucioni premtuan se të punësuarve do ju lëshohen pagat për 2 muajt paraprak, por nga informacioni të cilat na kanë ardhur nga disa të punësuar në atë institucion janë se ende nuk u është paguar paga e muajit shkurt dhe për këtë arsye po të njejtët nuk kanë edhe sigurim shëndetësor.

Nga të punësuarit në atë institucion thuhet se do të vazhdojnë me shtrajkun derisa të plotësohen të gjithë kushtet e vendosura nga sindikata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *