Sylvinho publikon listën për miqësoret e marsit
Kombëtarja shqiptare do të luajë dy takime miqësore ndaj Kilit (22 mars) dhe Suedisë (25 mars).
Përsa i përket portës janë të njëjtët futbollistë, Etrit Berisha, Thomas Strakosha dhe Elhan Kastrati.
Në mbrojtje rikthehet Marash Kumbulla, i cili ka lënë pas dëmtimin e rëndë dhe gradualisht po merr minuta me klubin e tij Sassuolo. Emrat e tjerë që përbëjnë repartin e prapavijës janë Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Enea Mihaj, Federic Veseli, Jon Mersinaj, Mario Mitaj dhe Naser Aliji.
Ashtu si në portë edhe në mesfushë janë të njëjtët lojtarë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Keidi Bare dhe Nedim Bajrami.

