A është e sëmurë nëna e Bardhit? Ja çka thotë ai👇🏻
Polemika të shumta rreth asaj se Bardhi doli nga BBV3 për arsye të nënës së sëmurë, megjithse në mjetet e informimit u lansua si lajm i rrejshëm duke theksuar se nëna e tij nuk ishte e sëmurë, por ishte një mashtrim i menaxherit të tij.
Ka qenë vet Bardhi i cili ka publikuar një fotografi dhe shkrim si në vijim:
“Pranë teje në krejt rrethanat, ti je arsyeja me krejt meritat për djalin që unë jam. I lumtur që je më mirë”, nis postimi i artistit.
“Falënderues për krejt njerëzit që më kanë shkruar për gjendjen shëndetësore të nënës.
Kërkoj falje për krejt ata adhurues që u dëshpëruan nga dalja ime e parakohshme, por në fund të ditës shëndeti i gruas më të rëndësishme në jetën time vendosi ndryshe. Shihemi shumë shpejt”, vazhdon tutje ai.

