Grafa etnike hiqet nga certifikatat e lindjes⬇️
Gjykata Kushtetuese miratoi vendimin me të cilin hiqet grafa etnike në Ligjin për Evidencë Amë.
“Prononcimi për përkatësinë kombëtare, nuk është detyrim, por mundësi (e dhënë jo e obligueshme) me çka qytetarët privohen nga e drejta që të mos prononcohen për përkatësinë e tyre etnike. Pjesët e kontestuara të dispozitave nga Ligji për Evidencën Amë, hyjnë në sferën e privatësisë dhe jetës personale të njerëzve, me çka edhe nga ky aspekt Gjykata vlerësoi për pajtueshmërinë e pjesëve të kontestuara nga dispozitat ligjore me nenin 25 të Kushtetutës” – thonë nga Gjykata Kushtetuese.

