Osmani: Kandidatura për president një “referendum” në mbështetje të idesë që presidenti të zgjidhet nga parlamenti
Kandidati për President i RMV-së, sot gjatë qëndrimit të tij në Amerikë, ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës lidhur me kandidaturën e tij.
“Një mbështetje plebishitare për idenë që presidenti të zgjidhet në Parlament me dy të tretat e votave dhe me shumicë të dyfishtë, ku edhe shumica e deputetëve shqiptarë do të jetë përcaktuese për zgjedhjen e presidentit”, u shpreh ai duke shtuar se presidenti duhet të jetë një figurë që bashkon qytetarët e vendit.

