A ka filluar përçarja në Lëvizjen Besa?? Fatmir Limani nuk do të jetë bartës në zonën 5⬇️
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në emisionin “OnTime” në Tv KOHA ka theksuar se ai do të jetë bartës liste në njësinë zgjedhore numër gjashtë, Izet Mexhiti në njësinë zgjedhote numër një, Afrim Gashi në njësinë zgjedhore numër dy, ndërsa në njësinë zgjedhore numër 5 bartës do të jetë nga radhët e Arben Taravarit. Nga burime jozyrtare thuhet se në garë për zonën 5 janë Garip Kaba ose Syrija Rashidi.
Ky veprim i pranuar nga Bilal Kasami me sa duket po e nxjerrë jashtë loje Fatmir Limanin i cili ka qenë shumë i zëshëm në parti duke dhënë sinjale edhe për të parin e zonës 5 nga radhët e Lëvizjes Besa. Nuk dihet nëse Limanit i është premtuar diçka tjetër për të mos e shfaqur pakënaqësinë e tij.

