Digjet vetura e një Prokurori në Prilep⬇️
Gjatë ditës së djeshme në Prilep me qëllim është djegur vetura private e prokurores publike të Prokurorisë Themelore Publike në Prilep, Marjana Ilieska, njoftojnë nga Prokuroria publike.
Menjëherë pas ngjarjes është kryer hetim në vendin e ngjarjes, janë siguruar gjurmët dhe provat dhe po punohet për identifikimin e autorit të verpës penale.
“Sipas gjetjeve fillestare, deri tani kryerës të panjohur me forcë kanë hyrë në garazhë në të cilën ishte parkuar vetura, i kanë derdhur lëndë djegëse dhe i kanë vënë flakën duke shkaktuar dëme materiale”, thuhet në njoftimin e PPRMV-së.

