Mijallkov kërkon ulje të dënimit në Gjykatën e Apelit
Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, kërkon ulje të dënimit me burg nga Gjykata e Apelit.
Ai i kërkon gjykatës që të lirohet para kohe nga burgu. Kërkesa për lirim me kusht është dërguar në gjykatë më datën 3 të këtij muaji. Mijallkov, pas marrëveshjes me prokurorinë për rastin Perandoria, u dënua me tre vite burg.

