Infektologu i njohur do të shpallë kandidaturë për president në Maqedoninë e Veriut

Sot mediat kanë marrë një ftesë nga ai për një konferencë për media që do të mbahet të enjten më 19 tetor në Shkup, ku do ta shpall kandidaturën për garën presidenciale që do të mbahet vitin e ardhshëm.

Markovski do të promovojë edhe faqen e tij velomarkovski.mk, e cila përmban aktivitetet e tij të mëparshme dhe programin e tij si kandidat për president.

“Presidenti i shtetit është i margjinalizuar. Prandaj na duhet që populli të zgjedhë një president të përgjegjshëm dhe të aftë, i cili do të jetë i pavarur nga partitë politike dhe kryetarët e tyre”, thekson profesori në “Vizionin për Presidentin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *