Grubi: Lavdi dëshmorëve, amaneti i tyre është udhërrëfyes drejt përparimit të vendit
Statusi i plotëi Grubit:
Në Luboten përkujtuam sot tragjedinë që tronditi dhe zgjoi ndërgjegjen mbarënjerëzore, masakrën e 12 gushtit të vitit 2001.
U përkulëm para varreve të martirëve që dhanë jetën për të ruajtur pragun e shtëpisë dhe dinjitetin kombëtar, të drejtën e tyre të shenjtë të lirisë e barazisë.
Amaneti i tyre është udhërrëfyes i veprimit tonë të së tashmes drejt shtigjeve të përparimit të vendit dhe kombit.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për martirët e Lubotenit!

