Ndërron jetë 17-vjeçari nga Dibra
Dibrën e ka tronditur lajmi i vdekjes së 17-vjeçarit i cili për familjarët ka ardhur pa pritur. Lajmi për vdekjen e 17 vjeçarit është kumtuar nga drejtori i Shkollës në të cilën i riu mësonte.
Ja letra e ngushëllimit e Drejtorit drejtuar familjes së të riut: E nderuara familje Ramadani,
Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta e birit dhe nxënësit shembullor, Besar Ramadani. Ai ndahet fizikisht nga ne, por shembëlltyra e tij si nxënës i devotshëm do të kujtohet gjithmonë.
Në emër të SHMK “ 28 Nëntori” , drejtoria e shkollës, shërbimi profesional dhe gjithë profesorët, shprehim ngushëllime më të thella për familjen, për të afërmit e tij dhe shoqërinë.
U prehsh në paqe, Besar!
Drejtori i SHMK “ 28 Nëntori”,
Ramadan Imeri”.


