Taravari mirëpret ardhjen e ekipit Amerikan

U.d. kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në konferencën e sotme për shtyp tha se mirëpresin ardhjen e ekipit të sanksioneve që do të monitorojë luftën kundër korrupsionit në Maqedoni.

“Ligj për veting të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ligj për zyrën e rikuperimit të pasurive përgjegjëse për konfiskim e asketeve kriminale, pako legjislative për moralizimin e jetës publike, përfshi ligj për veting të integritetit dhe pasurisë së personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, përfshi në arsim të lartë dhe shëndetësi terciare si dhe një ligj për parandalimin e nepotizmit nga deputetët, ministrat, drejtorët e agjencive shtetërore dhe ndërmarrjeve publike dhe zyrtareve të lartë komunal, dyfishimin e investimeve publike në gjyqësor, prokurori dhe institucione përgjegjëse për parandalimin e korrupsionit”, tha mes tjerash Taravari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *