RECETA/ Bëni patate më të freskëta dhe më të shijshme se ato të blera në dyqan
Dyqanet shesin shumë lloje të çipsave të cilët bëhen nga patatet, mirëpo sasia brenda tyre është shum e vogël dhe shpeshherë e pamjaftueshme për konsumuesit.
Për ti shijuar në mënyrën e duhur, zgjidhja e vetme është që ati ti përgatitni vet në mënyrë shumë të lehtë dhe vetëm me 3 përbërës, edhe atë:
– patate, gjysmë kilogram
– vaj
– uthull , 1,5 lugë
Përgatitja:
Qëroni patatet dhe i prisni. Duke qenë se ishin sa më të holla, mund t’i prisni edhe me qëruese. Pas kësaj, lagni patatet në ujë dhe derdhni uthull.
Lëreni të qëndrojë kështu për një orë dhe më pas derdhni ujin dhe shtoni një të ri, por këtë herë pa uthull.
Lëreni të qëndrojë sërish për një orë, më pas hidhni ujin dhe copat e patates në një leckë (jo pecetë) që të thithë ujin.
Ngrohni vajin dhe skuqni patatet, por mundohuni të mos prekni fetat që të mos ngjiten. /G.D albeu.com/


