Xhaferi dekorohet nga Presidenti Zelenski

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut z.Talat Xhaferi, sot me Dekretin numër 734/2022 është dekoruar me Dekoratën Jarosllav i Urti për merita personale të rëndësishme në përforcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, për kontributin e konsiderueshëm në popullarizimin e shtetit të Ukrainës në botë.

Vlen te rikujtojmë se Xhaferi ishte burrështetasi i parë nga rajoni i cili e vizitoi Kievin sepse ishte i bindur se tmerri dhe pasojat e agresionit, por në të njëjtën kohë, guximi dhe optimizmi i ukrainasve dëshmohet personalisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *