Jeton Shasivari në Drejtësi, Sedat Sulejmani në Kulturë, Agon Ferati zëvendëson Stoilkoviqin
Koalicioni VLEN do të udhëheqë me tre ministri në kuadër të rikonstruimit të Qeverisë: Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.
Ndërkohë, VLEN ka hequr dorë nga drejtimi i Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, si dhe nga posti i zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë.
Sipas informacioneve të publikuara, Jeton Shasivari është nominuar për ministër të Drejtësisë, ndërsa Sedat Sulejmanipritet të marrë drejtimin e Ministrisë së Kulturës.
Ndërkaq, Agon Ferati është propozuar për të udhëhequr Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.
Emërimet pritet të formalizohen në kuadër të procedurës për rikonstruimin e Qeverisë në Kuvend.

