BE: Dialog dhe respektim i ligjit për çështjen e provimit në shqip
Zyra e ambasadorit të Bashkimi Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mikalis Rokas, ka reaguar lidhur me protestën e studentëve shqiptarë për mungesën e gjuhës shqipe në provimin e Jurisprudencës.
Nga BE theksojnë se kjo çështje duhet të trajtohet përmes një dialogu gjithëpërfshirës mes ekspertëve dhe praktikantëve, me qëllim arritjen e një konsensusi që respekton kornizën ligjore dhe standardet ndërkombëtare.
Në reagim theksohet gjithashtu se protestat paqësore janë një mjet legjitim për shprehjen e qëndrimeve dhe pjesëmarrjen qytetare në shoqëri.
Sipas BE-së, këto të drejta burojnë nga vlerat themelore si liria, demokracia dhe respektimi i të drejtave të njeriut, të cilat janë të garantuara edhe në legjislacionin e Maqedonisë së Veriut.

