Ali Ahmeti më i besuari në kampin politik shqiptar, VLEN përpara BDI-së

Portali MKD.mk dhe agjencia Market Vision publikuan sot një sondazh lidhur me rejtingun e partive politike dhe liderëve të tyre në Maqedoninë e Veriut.

Në pyetjen se cilit lider politik qytetarët i besojnë më shumë, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, prin me 25.2%. Ndërsa, 41.3% e të anketuarve nuk i besojnë asnjërit prej liderëve.
• Hristijan Mickoski – 25.2%
 Ali Ahmeti – 5.6%
• Dimitar Apasiev – 4.2%
• Izet Mexhiti – 3.9%
• Venko Filipçe – 3.6%
• Maksim Dimitrievski – 3.0%
• Bilall Kasami – 2.0%