Mateo dhe Brikena sqarojnë raportin në Big Brother VIP Kosova: “Ka pëlqim, por jo ende dashuri”

Një raport që është komentuar prej ditësh brenda shtëpisë së BBVK ka marrë më në fund një sqarim nga vetë protagonistët.

Pas aludimeve të vazhdueshme nga banorët se lidhja e tyre mund të jetë “vetëm për show”, Mateo dhe Brikena vendosën të flasin hapur për ndjenjat dhe raportin që po ndërtojnë.

Mateo u shpreh se nuk i intereson mendimi i banorëve të tjerë, duke theksuar se për të ka rëndësi vetëm qëndrimi i Brikenës. Ai deklaroi se ndjenjat e tij janë të sinqerta, por theksoi se gjithçka do të varet nga ajo dhe nga mënyra se si do të zhvillohet raporti mes tyre.

Nga ana tjetër, Brikena tha se nuk ndikohet nga opinionet brenda shtëpisë. Ajo pranoi se ka interes dhe se Mateo i pëlqen si djalë, por shtoi se ende nuk ka lindur një ndjenjë e thellë. Sipas saj, ekziston një pëlqim i madh, por jo diçka që mund të quhet dashuri në këtë fazë.