Bujar Osmani: Heshtin ndaj Stoilkoviqit, sulmojnë ambasadorin shqiptar
Në momentin që ambasadori shqiptar filloi të flasë hapur për politikat antishqiptare të kësaj qeverie, nisi sulmi i koordinuar ndaj tij prej shqiptarëve të preferuar të Mickoskit në Qeveri.
Të njëjtët njerëz që nuk panë asnjë problem kur pranuan Stoilkoviqin si zëvendëskryeministër , një figurë që është zgjatim i Beogradit dhe Banja Llukës, sot e kanë problem një ambasador shqiptar që nuk hesht.
Dhe e gjithë kjo po ndodh ndërkohë që në skenën publike po zhvillohet poshtërimi i studentëve shqiptarë, përmes “leksioneve” që u mbajnë ministrat e ZNAM-it po atyre shqiptarëve në Qeveri.

