Filipçe konfirmon takimin me Ahmetin, ja për çka biseduan 👇

“Me Ali Ahmetin fillimisht diskutuam për qeverisjen lokale në Gostivar. Atje bashkërisht mbështetëm kandidatin e Aleancës. Qyteti ka probleme serioze e të shohim tani si do të veprojë. Ne nuk kemi koalicion me BDI-në. Pas këtij takimi ndodhi edhe takimi i liderëve dhe më vjen keq për partitë që shkuan në atë takim, legjitimojnë një pushtet të tillë të zhytur në korrupsion e që e mbajnë vendin në izolim me fushatat me lajme të rreme. Me këtë pushtet nuk ka të ardhme”, deklaroi Venko Filipçe – Kryetar i LSDM-së.