Alba: Ndjenjat për Limin janë të vërteta, ai po shtrembëron realitetin
Alba ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Limit, duke e akuzuar se po shtrembëron realitetin dhe po shmang përgjegjësinë për fjalët që i ka thënë.
“Ke thënë se do të rrimë bashkë. Mos na bëj sikur ‘Playboy’ i madh i shqiptarisë, sepse ti je ‘playboy standard’. A ke thënë që më the se jam e vetmja?”, u shpreh Alba, duke insistuar se Limi po e deformon të vërtetën.
E pyetur për ndjenjat e saj, Alba tha se dashuria për Limin shkon përtej aspektit fizik. “Nga ana ime ndjenja është e njëjtë. Ia kam thënë edhe familjes time: nëse jo me të, nuk dua tjetër,” theksoi ajo.
Deklaratat e Albës kanë nxitur reagime të shumta dhe kanë shtuar edhe më shumë tensionin mes dyshes.

