Rexhepi: “Vlen” po vepron si degë e VMRO-së në kampin politik shqiptar

Kryetari i degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke theksuar se subjekti “Vlen” nuk është as partner koalicioni dhe as subjekt i pavarur politik. Sipas tij, “Vlen” po vepron si degë e drejtpërdrejtë e VMRO-DPMNE-së në kampin shqiptar, duke mashtruar elektoratin dhe duke dëmtuar interesat politike të shqiptarëve. Rexhepi theksoi se kjo politikë është e dëmshme dhe duhet të ndalet sa më shpejt, në mënyrë që shqiptarëve t’u garantohet transparencë, përfaqësim i ndershëm dhe politika që burojnë nga vullneti i tyre qytetar.