Bogdanci: 39-vjeçari dyshohet se vrau nënën e tij pas një zënke familjare
Bogdanci – Një 39-vjeçar nga Bogdanci, me inicialet P.S., është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e nënës së tij, M.S. (58).
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 11 janar rreth orës 21:00 në banesën ku qëndronin, pas një zënke që ka kaluar në përleshje fizike. Si pasojë e plagëve të marra, 58-vjeçarja ka ndërruar jetë, ndërsa vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë në Gjevgjeli.
Më 12 janar, rreth orës 07:05, i dyshuari e ka denoncuar vetë rastin në Zyrën Policore Bogdanci, ndërsa më pas është privuar nga liria nga policia e SPB Strumicë – Njësia Policore Gjevgjeli.
Në vendin e ngjarjes ka kryer ekspertizë një prokuror nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për autopsi. Gjatë ditës pritet të parashtrohet kallëzim penal ndaj të dyshuarit për veprën penale “vrasje”.

