Mite Stefoski me votat e VLEN-it dhe këshilltarëve nga lista e Ramiz Merkos zgjidhet kryetar i Këshillit të Komunës
Këshilltari i VMRO-DPMNE-së, Mite Stefoski, është zgjedhur sot kryetar i Këshillit Komunal të Strugës në seancën e radhës së këtij organi. Ai u votua me shumicë votash, duke siguruar mbështetjen e këshilltarëve të VMRO-së, VLEN-it, grupit të afërt me Ramiz Merkon si dhe një këshilltari nga Levica.
Me zgjedhjen e Stefoskit, i jepet fund ngërçit dhe paqartësive që kishin shoqëruar drejtimin e Këshillit Komunal, ndërsa institucioni pritet të hyjë në një fazë më funksionale të punës së tij.
Nga burime komunale bëhet e ditur se në periudhën e ardhshme pritet të plotësohen edhe pozitat e tjera drejtuese në Komunën e Strugës, përfshirë postin e sekretarit të Komunës, i cili sipas marrëveshjeve politike pritet t’i takojë koalicionit VLEN.

