ASH e Ziadin Selës mban Kuvendin e Pestë në Shkup, dilema rreth bashkimit me VLEN-in

Aleanca për Shqiptarët, e udhëhequr nga Ziadin Sela, ka njoftuar se të shtunën, më 27 dhjetor, në Shkup do të mbajë Kuvendin e Pestë të partisë. Ky zhvillim vjen pas vendimit të ASH-së për t’u larguar nga koalicioni me AKI-në.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, një ditë më parë ka paralajmëruar se ekziston mundësia e bashkimit të ASH-së me koalicionin VLEN dhe përfshirjes së saj në qeverisjen e vendit. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse këto çështje do të jenë pjesë e diskutimeve në Kuvendin e së shtunës.

Në të njëjtën kohë, Ziadin Sela vazhdon të presë vendimin përfundimtar lidhur me vulat e partisë, në procesin gjyqësor me Arben Taravarin. Sipas informacioneve, në zgjedhjet e fundit, Sela ka vepruar përmes një subjekti të ri politik.