Ahmeti: “S’jam përfaqësues i maceve, por i luanëve! Nëse dal në rrugë, s’kthehem më”
“Nuk ka njeri në Maqedoni që di më mirë se unë të bëjë nacionalizëm. E kam shkatërruar Jugosllavinë dhe për 20 vjet kam realizuar projektin 1981–2001. Por dëgjoni fjalimin tim në Kongres, askund nuk jam marrë as me VMRO-në, as me LSDM-në, as me VLEN-in. Çfarë kam pasur për vasalët, ua kam thënë prej vitit 2002 deri më 2025. Ata nuk ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme”, tha Ahmeti.
Sipas tij, plani A mbetet zhvillimi dhe përparimi i shtetit, ndërsa shprehu shpresën që të mos kalohet në planin B. “Nëse dal në rrugë, nuk kthehem më në shtëpi. Nuk jam përfaqësues i maceve, por i luanëve”, shtoi Ahmeti.

