Kriza në ASH-në e Selës thellohet: largohet edhe deputeti Ilir Demiri
Largimi i krahut të Ziadin Selës nga koalicioni me Aleancën Kombëtare për Integrim po duket se po i jep goditjen e fundit këtij grupacioni politik. Mungesa e reflektimit nga ana e Selës, sipas Top24, po rezulton në shpërbërjen e mëtejshme të rrethit të tij politik.
Pas dorëheqjes së Krenar Llogës më herët gjatë ditës, sot nga radhët e Selës është larguar edhe deputeti Ilir Demiri. Kjo lëvizje e radhës tregon qartë se kriza e brendshme në Aleancën për Shqiptarët (krahu Sela) po thellohet dhe se mbështetja brenda strukturave të tij po zvogëlohet ndjeshëm.

