Bastisje në Kumanovë: Arrestohen ish-ministri Dimkovski dhe ish-drejtori Ramadani për dyshime shpërdorimi detyre
Policia gjatë orëve të para të mëngjesit ka zhvilluar disa bastisje në Kumanovë, të lidhura me dyshime për shpërdorim të detyrës zyrtare. Sipas burimeve policore, janë arrestuar ish-ministri i Bujqësisë, Trajan Dimkovski, si dhe ish-drejtori i Ndërmarrjes Publike “Agro-berza”, Nimetulla Ramadani.
Në pranga ka përfunduar edhe një zyrtar tjetër i Ministrisë së Bujqësisë. Të dyshuarit aktualisht po shoqërohen nga policia dhe po dërgohen në stacionin policor të Gazi Babës në Shkup për procedura të mëtejshme.

