21 vjeçari aksidentalisht e qëllon nënën e tij me armë
“Më 14.11.2025 në SVR Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naum Ohridski” u raportua se te ta është sjellë me plagë nga armë ajrore në këmbën e djathtë, Lj.I. (46) nga Shkupi. Sipas deklaratës së djalit të saj D.I. (21), më 13.11.2025 rreth orës 17:00 në shtëpinë e tyre të vikendit në fshatin Brest, ai ka qëlluar me pushkë ajrore në shenjë dhe nuk e ka vërejtur nënën e tij duke kaluar përpara, pas çka e ka goditur aksidentalisht. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

